RTSH 24 Live

Ekonomi

Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

25/07/2024

Fillon disbursimi i Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar të enjten disbursimin e Skemës Kombëtare në Bujqësi për 2024.

Ministrja Anila Denaj tha se “prioriteti për disbursim nis me fermerët dhe blegtorët brenda Bashkimeve të Operatorëve Bujqësorë dhe Grupimeve të fermerëve, të cilët këtë vit kanë përparësi në fillimin e financimit dhe disbursimit me 100% të vlerës së aplikimit”.

Ministrja Denaj njoftoi se më pas do të vijohet me përfitimin e të gjitha masave në vijim dhe në disbursimin sipas verifikimeve të plota.

Kjo skemë përfaqëson një mbështetje financiare të rëndësishme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e financuar nga buxheti i qeverisë shqiptare.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të mbështetur dhe fuqizuar fermerët dhe strukturat e bashkëpunimit bujqësor, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe rritjen e prodhimit bujqësor në vend”, tha ministrja Anila Denaj.

/ rtsh.al /