RTSH 24 Live

Sociale

Festohet në Vlorë dita e krijimit të Qendrës së Formimit Profesional

7 orë para

Festohet në Vlorë dita e krijimit të Qendrës së Formimit Profesional

Vlora tashmë ka krijuar një traditë të gjatë në fushën e arsimit profesional. Janë plot tre dekada që kanë nxjerrë emra të rëndësishëm profesionistësh në fusha të ndryshme. Qendra e Formimit Profesional nisi rrugëtimin e saj me 4 kurse ndërsa sot pas 30 vitesh numëron 24 profile profesionesh,  nga specialistë mekanik, hidraulik, elektrik, estetik, e deri tek shërbimet e turizmit si Hoteleri, piceri, kuzhinë, shërbim, guidë etj. Drejtori i kësaj qendre Ergys Alushi, në kremtimin e 30 vjetorit të saj  ka publikuar edhe librin histori të rrugëtimit të Formimit Profesional. Ai u ndal gjithashtu edhe tek profilet e reja që priten të hapen.

“Prioriteti ynë është që këtu në qendër të krijohet shkolla e kuzhinës dhe së bashku”, u shpreh Ergys Alushi, Drejtues i Qendrës së Formimit Profesional, Vlorë.

Kryetarin I Bashkisë Ermal Dredha, i pranishëm në këtë organizim tha se tregu I punës në Vlorë ka shumë nevojë për profesionistë që dalin nga bankat e kësaj qendre.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe shumë mësues e drejtues ndër vite  të cilët treguan  rrugëtimin  dhe copëza historie nga kjo qendër.

Publikimi I historikut të institucioneve të Vlorës pritet të jetë një tjetër projekt me rëndësi për të njohur historinë e zhvillimit të qytetit, si një gur për të ardhmen.

/RTSH/