RTSH 24 Live

Sociale

Vlorë, kujtohet çlirimi i ishullit të Sazanit, certifikata mirënjohjeje për ish-ushtarakët që shërbyen

2 orë para

Vlorë, kujtohet çlirimi i ishullit të Sazanit, certifikata mirënjohjeje për ish-ushtarakët që shërbyen

Është përkujtuar në Vlorë çlirimi i ishullit të Sazanit. Nata e 22 tetorit të vitit 1944, solli triumfin e forcave shqiptare në çlirimin e ishullit kundër forcave nazi-fashiste. Në këtë organizim morën pjesë  anëtarë të shoqatës së ushtarakëve të Sazanit, familjarë të heronjve të rënë në luftë si dhe anëtarë të autoritete lokale.

Kryebashkiaku Dredha ka ndarë edhe 3 certifikata mirënjohëse për  ish ushtarak që shërbyen në Ishullin e Sazanit, si dhe familjar të heronjve të rënë në ishull.

Ishulli i Sazanit pas Çlirimit u kthye si një nga bazat më të rëndësishme ushtarake të sistemit komunist, ndërsa jetuan e shërbyen aty qindra ushtarak të cilët morën me vete edhe familjet, duke e kthyer Ishullin në një qytezë, Gjurmët e së cilës janë ende të gjalla.

/RTSH/