RTSH 24 Live

Sociale

Bashkia e Vlorës ndërmerr aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje

3 orë para

Bashkia e Vlorës ndërmerr aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Vlorë ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një hap i ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit. Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas përmbytjes ka filluar evidentimi i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet dhe aty ku është abuzuar me ndërtime të paligjshme, do të ndërhyhet.

Aksioni është mbështetur edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalet e ujërave të larta në qytetin e Vlorës, i nisur nga bashkia, do të vijojë në evidentimin e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në zonë.

/RTSH/