RTSH 24 Live

Sociale

Muzeu që dëshmon krimet e komunizmit, tetori ka shënuar numër të lartë vizitorësh

6 orë para

Muzeu që dëshmon krimet e komunizmit, tetori ka shënuar numër të lartë vizitorësh

Ndonëse zyrtarisht sezoni turistik ka përfunduar, kjo nuk i ka ndalur aspak turistët të vizitojnë Shkodrën. Të shumtë janë ata që kanë  parë nga afër  Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në qytetin e Shkodrës. Historiani Xherardo Nikjari thotë se këtë periudhë ka një interes të shtuar nga nxënësit e shkollave nga Shkodra dhe jo vetëm të cilët njihen nga afër me të kaluarën e trishtë që përjetoi më shumë se kushdo Shkodra nga sistemi komunist.

Në këtë periudhë të vitit, ne zakonisht kemi më shumë vizitor nxënësit ë shkollave të cilët vijnë këtu me mësuesit e historisë për të mësuar më shumë në lidhje me diktaturën komuniste”, u shpreh Xherardo Nikjari, Historian në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës.

Çdo vit e më tepër ky muze po tërheq vëmendjen e vizitoreve nga e gjithë bota si një nga vendet identitare të historisë së Shkodrës komuniste.

Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës janë ruajtur qelitë e ish të burgosurve, vendet e torturave dhe marrjes në hetuesi, por edhe vuajtjeve dhe qëndresës së elementëve antikomunistë të qytetit të Shkodrës.

Gazetar: M. Rakaj

/RTSH/