RTSH 24 Live

Muzikë

Festivali ndërkombëtar "Pianodrom" nën tingujt e pianistit Paskal Gale

20/11/2023

Festivali ndërkombëtar "Pianodrom" nën tingujt e pianistit Paskal Gale

Festivali Ndërkombëtar “Pianodrom” sjell në Tiranë një nga pianistët më të famshëm të Francës, Paskal Gale (o. Pascal Gallet), i cili do të dhurojë për artdashësit shqiptarë tinguj të ngrohtë të kompozitorit të njohur Aleksandër Peçi, ndërsa veçohet sonata “Tocco del anima” i shkruar posaçërisht për koncertin në fjalë, por edhe pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. 

"Nesër në mbrëmje do të jetë një koncert madhështor. Do të luaj muzikë të përzier në pjesën e parë të koncertit do të performoj muzikë romantike nga kompozitorë të mëdhenj botërore. Në pjesën e dytë do të luaj muzikë bashkëkohore franceze dhe në fund do të luaj 16 sonata nga kompozitori shqiptar Aleksandër Peci," shprehet pianisti francez.

Galeja vjen në Tiranë pas një turneu të suksesshëm në Shangai dhe qytete të tjera të Kinës. 

Recitali pritet të sjellë atmosferë emocionuese edhe për vetë repertorin që pritet të luhet nga pianisti nga Franca.

Koncerti vjen për publikun artdashës në datën 21 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

/rtsh.al/