RTSH 24 Live

Film

Festivali i Filmit Polak vjen me edicionin e dytë në Tiranë

22/04/2023

Festivali i Filmit Polak vjen me edicionin e dytë në Tiranë

Është çelur në Kinema Millenium në Tiranë edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Polak në Shqipëri, i quajtur VISUA nga data 21-24 prill.

Me filmin romancë, “Këngë për dashurinë“ i regjisorit Tomasz Chiaboëski, prodhuar në vitin 2021, që ka fituar një sërë çmimesh në Poloni, e që i vendos ngjarjet në Varshavën e ditëve të sotme, për të rrëfyer një histori të hidhur në kërkim të vetvetes.

Roberti, një muzikant i ri i pasuksesshëm që jeton nën hijen e babait të tij të suksesshëm, rebelohet kundër autoritetit prindëror.

Fal njohjes dhe dashurisë ndaj një kantautoreje të re, Alicias, që vjen nga një qytet i vogël i Polonisë, Roberti do të kuptojë natyrën e luftës së tij të brendshme dhe do të përballet me të.

Përballë konfliktit mes ndjenjës për vajzën dhe ambicies së tij për sukses, duke përfituar nga talenti i Alicias, projekti i tyre i përbashkët muzikor por edhe ndjenja e tyre vihet në pikëpyetje.


Kinemaja në Poloni nuk po zhvillohet aq shumë. Por ne bëjmë cdo vit filma për ta rritur prodhimin, pasi është një kinema shumë interesante. Filmat tanë shkojnë në festivalin e Kanës, në Berlin, Toronto, janë nominuar për Oscar, filmi “Bread and Salt” – “Buke dhe kripë” pati sukses në Venecia. Jam e lumtur që jam partnere e këtij festivali në Tiranë, që të promovoj kinemanë inovative polake dhe Institutin Polak të Filmit“.

Hera e parë në Shqipëri për mua, por është hera e dytë që sjellim festivalin e filmit polak. Duam të bëjmë një tjetër edicion në tetor në Shqipëri, jam e lumtur për këtë dhe kemi gjetur dhe mbështetjen e Institutit Polak të Filmit, Ministrisë së Kulturës në Poloni e partner të mirë edhe këtu si Bashkine e Tiranes, Tirana Film Office etj. Ne kemi një tjetër festival të rëndësishëm në Poloni, Euroazia, ku këtë vit morën pjesë artistë nga 22 vende, nga 45 qytete të botës. Jam shumë e lumtur që para pak ditësh në këtë festival u paraqit nga Shqipëria filmi ‘Dy luanë drejt Venecias” i regjisorit Jonid Jorgji dhe nga Kosova filmi “Zgjoi“ i regjisores, Blerta Basholli. Në këto 5 ditë në Tiranë do të sjellim 5 filma, cdo mbremje nga nje film, që paraqesin kinemanë e re në Poloni. Janë komedi, dramë, të gjithë filma artistikë. Mos mungoni në kinema Millenium”.

/rtsh.