RTSH 24 Live

Film

Festivali i Filmit në Sarajevë/ Shqipëria në filmin “Europa” të regjisores austro-iraniane Mortezai

17/08/2023

Festivali i Filmit në Sarajevë/ Shqipëria në filmin “Europa” të regjisores austro-iraniane Mortezai

Beate është një drejtuese ekzekutive që punon për Europën, një korporatë misterioze që kërkon të zgjerohet në rajonin e Ballkanit, duke pretenduar se ka  qëllim të promovojë filantropinë dhe investimet në zonat pak të zhvilluara.

Qëllimi i vërtetë i Europës është të blejë toka nga banorët lokalë në një luginë në jug të Shqipërisë. Për të negociiuar në Shqipëri dërgohet Beate. Por gjërat nuk shkojnë siç duhet pasi ajo sfidohet nga Jetnori, një fermer kokëfortë që nuk pranon të largohet nga toka që i kanë lënë të parët.

Ky është subjekti i filmit me emrin "Europa" me të cilin regjisorja iraniano-austriake, Subadeh Mortezai, është prezantuar në festivalin e filmit të Sarajevës që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjë-Herzegovinës.

Filmi "Europa" është xhiruar në Poliçan dhe zonat rurale të Skraparit. Në rolin e Beatës luan aktorja e mirënjohur gjermane, Lilith Stangenberg, dhe aktorët e tjerë janë amatorë.

Në rolin e Jetnorit, Mortezai ka zgjedhur shqiptarin me të njëjtin emër, të cilin e ka njohur në kafenenë e një fshati të vogël në Skrapar.

Kishte një fytyrë shumë ekspresive, dhe sy zhbirues. Sa filluam të flisnim, e kuptova që kisha gjetur të duhurin për rolin," u shpreh Mortezai në një intervistë për Screendaily.

E pyetur për përvojën e saj për xhirimet në Shqipëri, Mortezai e cilësoi atë si të shkëlqyer.

Kur më erdhi fillimisht idea për filmin, nuk dija asgjë për Shqipërinë, si shumë nga ata që jetojnë në Europën perëndimore. Por pasi shkova atje, u mrekullova nga ai vend, kultura dhe populli i tij, veçanërisht nga mikpritja e tyre e ngrohtë. Kuptova se për shumë njerëz jashtë rajonit të Ballkanit.

Shqipëria është një tokë e panjohur,  për të çilën ekzistojnë stereotipe dhe perceptime shumë specifike si vend ku ka gjakmarrje dhe burrneshat, ndërsa unë ishe tërësisht e interesuar për gjëra tërësisht të ndryshme.  Për filmin, tim Shqipëria ishte perfekte, një vend i ndarë mes historisë së tij dhe përpjekjeve për t’u bërë pjesë e plotë e Europës," tha Mortezai.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/