RTSH 24 Live

Film

Ndërron jetë legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon

18/08/2024

Ndërron jetë legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon

Legjenda e kinematografisë franceze Alain Delon ka ndërrua jetë në moshën 88-vjeçare. Producenti dhe aktori francez Alain Delon ndërroi jetë pas problemeve shëndetësore, ndërsa lajmi u konfirmua nga tre fëmijët e tij.

"Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe (qeni i tij) Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij", thuhet në deklaratën e fëmijëve të tij.

Alain Delon lindi më 8 nëntor 1935, Sceaux të Francë, cilësohej dhe si mashkulli më i bukur i kinematografisë në vitet ‘60-70’, ndërsa për francezët Delon ishte “bisha e madhe” e kinematografisë.

Gjatë festivalit të filmit në Kanë të vitit 1957 ai tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi talentesh për producentin amerikan David O. Selznick . Delon iu ofrua një kontratë nëse mësonte të fliste anglisht, por regjisor francez Yves Allégret e bindi atë që në vend të kësaj të ndiqte një karrierë në Francë .

Paraqitja e parë në film e Delon ishte si një gangster i ri në 1957 "Send a Woman When the Devil Fails" dhe pati rolin e tij të parë kryesor në romancën Christine (1958), përballë Romy Schneider.  Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë The Leopard dhe Rocco and his Brothers. Që nga vitet 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh në rubrikat e të famshmëve.

Në total, ai u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

Ai u shfaq edhe në filma të ndryshëm në gjuhën angleze si The Yellow Rolls- Royce (1964), Teksasi përtej lumit (1966) dhe Dielli i Kuq (1971). Ai nuk arriti të kapte audiencën amerikane, pavarësisht nga rëndësia e tij në Evropë dhe Japoni.

Delon u nderua me titullin oficer në Legjionin e Nderit Francez në 2005 për kontributin e tij në kinema.

/rtsh.al/