RTSH 24 Live

Sociale

Festat e Nëntorit, në Kukës rritet numri i prenotimeve nga emigrantët

6 orë para

Festat e Nëntorit, në Kukës rritet numri i prenotimeve nga emigrantët

Me afrimin e festave të nëntorit, shumë emigrantë kuksian që punojnë  dhe jetojnë në Britaninë e Madhe apo në një nga vendet e BE kanë vendosur ti bashkohen atmosferës festive për datat 28-29 nëntor. Sipas agjencive turistike që operojnë ne Kukës gjate kësaj periudhe vërehet një rritje e numrit të prenotimeve të biletave.

“Për sa i përket emigrantëve dhe festave të Nëntorit dhe të fund vitit kemi fluks të shtuar të prenotimive ku kryesisht vijnë nga Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania”, u shpreh Klodiana Visha.

Pavarësisht çmimit të lartë të biletave, nuk kanë munguar rezervimet dhe për festa e fund vitit. Ajo që vihet re gjatë viteve të fundit, gjithnjë në prag festash rritet numri i emigrantëve  që zgjedhin të festojnë pranë familjes.

Gazetare: Sh. Elezaj  

/RTSH/