RTSH 24 Live

Sociale

Tradita në blegtori e familjes “Çaçi” - Kujdesi dhe mbarështimi i të imtave pasion dhe sipërmarrje

4 orë para

Tradita në blegtori e familjes “Çaçi” - Kujdesi dhe mbarështimi i të imtave pasion dhe sipërmarrje

Blegtoria është një veprimtari që shpesh lidhet me ndjenjat thella që njerëzit kanë për tokën dhe kafshët, njëkohësisht është edhe një pjesë e rëndësishme e kulturës vendase. Për  Velo Çaçin blegtorin 60 vjeçar nga “Erindi”  njohuria dhe aftësia e nevojshme për kujdesin ndaj blegtorisë është rrënjosur që në vegjëli.

Ai kujdeset së bashku me familjen, përveç pasionit për rritjen dhe mbarështimin e të imtave me anë të  kësaj  pune  siguron ekonominë e familjes.

Ka 70 krerë të imta, në rast se do të  po të përfitonte nga subvencionet  e shtetit ai thotë  se do të rriste numrin e krerëve. Velo Çaçi vazhdon ta ruaj ende këtë traditë duke e konsideruar si një thesar që lidh kulturën me të tashmen dhe të ardhmen.

Gazetare: L. Koçiu

/RTSH/