RTSH 24 Live

Sociale

Fëmijët në situatë rruge, 115 raste të identifikuara në Tiranë, 76 prej tyre të menaxhuara

09/07/2023

Fëmijët në situatë rruge, 115 raste të identifikuara në Tiranë, 76 prej tyre të menaxhuara

Disa ditë më parë, policia e Tiranës dhe Bashkia e kryeqytetit njoftuan zbatimin e një plani masash, per trajtimin e ketyre rasteve, qe nga identifikimi e deri tek ofrimi i ndihmes sipas nevojave specifike. Ndaj këto ditë përpiqen të mos ekspozohen. Sherbimi social pas identifikimit të raste u ofron atyre mundësinë të frekuentojnë qëndrat ditore, por edhe kampet verore pa pagesa, si dhe angazhohet për punësimin e prindërve të tyre.

Gjatë verës, kur shtohet frekuentimi i turistëve, një pjesë e mirë e këtyre fëmijëv vinë nga qytete të tjera.

Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Subashi, bën apel që edhe qytetarët të referojnë rastet.

Rastet e fëmijëve në situatë rruge mund të referohen në numrin në këto numra pa pagesë.

 112

 116-111 -Linja e Këshillimit për Fëmijët

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/