Fëmijët janë ata që i gëzohen më së shumti festave. Sigurisht që më të bukura ato ua bëjnë dhuratat që marrin nga prindërit e të afërmit. Por, fëmijët gjirokastritë që ndjekin arsimin parashkollor kanë sot në duart e tyre edhe pakot e përgatitura nga bashkia e qytetit.
Dhuratat vogëlushëve iu shpërndanë gjatë aktivitetit që çdo kopsht organizoi. Këngët recitimet e kërcimet erdhën si një buqetë urimesh për edukatoret dhe prindërit.
Nuk është hera e parë që bashkia Gjirokastër surprizon këta fëmijë. E ka kthyer tashmë në traditë që çdo fundviti dhuron për vogëlushët që edukohen dhe mësojnë në institucionet e arsimit parashkollor që ka në juridiksionin e saj.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/