Duket se të rinjtë po tërhiqen më shumë nga profesionet e lira, një profesion që sipas tyre është i kërkuar në tregun e sotëm dhe siguron të ardhura.
Një pjesë prej tyre kanë zgjedhur shkollën e mesme profesionale "Shën Jozefi" në Rrëshen.
"Në Shqipëri nuk është se ka shumë mekanikë të mirë. Është një punë që e kam me qejf. / Kam menduar të vij në këtë shkollë se më ka pëlqyer si zanat. / Elektronika ka treg pune dhe jemi më të përgatitur për në universitet," shprehen disa nga nxënësit.
Për zv.drejtorin e shkollës, Umberto Buero, u pa e domosdoshme zgjerimi i kapaciteteve nisur nga kerkesat e shumta qe erdhen vit pas viti.
"Kemi 6 degë profesionale: termohidraulika, elektroteknika, shërbim mjetesh transporti, hoteleri-turizmi, teknologji informacioni dhe komunikimi dhe shërbime sociale shëndetësore," tregon z. Buero.
Ndonëse në përmbajtje është një shkollë jopublike, ajo ka programe sociale që mbështet nxënësit me të ardhura të pamjaftueshme.
Kjo shkollë këtë vit shënon 20-vjetorin e hapjes se saj në Rrëshen dhe aktualisht numëron rreth 430 nxënës që vijnë jo vetëm nga veriu i vendit, por edhe Shqipëria e Mesme e më gjerë.
Gazetar: Bujar Muçmata
/rtsh.al/