Ditët e festave të fundvitit shoqërohen me shkëmbimin e dhuratave, dhe kjo periudhë është e mbushur me shumë mundësi për të shprehur mirënjohje dhe dashuri për të tjerët.
Shkëmbimi i dhuratave mbetet një traditë e dashur në Shqipëri, ndërsa paketimi i dhuratave ka nisur që herët. Sipas tregtarëve, lojërat për fëmijë janë ndër dhuratat më të preferuara nga qytetarët, si dhe suvenirët.
Po ashtu, bizhuteritë vazhdojnë të jenë një zgjedhje shumë e pëlqyer për dhurata, sidomos për femrat. Një tjetër trend që po fiton popullaritet janë dhuratat e personalizuara, të cilat janë gjithnjë e më të kërkuara gjatë kësaj periudhe. Tregtarët po ofrojnë shumë mundësi për të plotësuar çdo dëshirë dhe për të bërë një dhuratë të veçantë.
Gazetar: L. Kadija
/RTSH/