Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë. Festivali evropian publikoi listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët e gjysmëfinale, ku Shqipëria sipas shortit do performojë në më 11 maj.
Shorti i ndarjes u zhvillua më 31 janar 2023 në St. George's Hall në Liverpool dhe u organizua nga AJ Odudu dhe Rylan Clark-Neal. Rendi i zhvillimit të gjysmëfinaleve do të vendoset më vonë nga producenti britanik BBC dhe do të miratohet nga EBU.
Në natën e parë më 9 maj do të performojnë: Kroacia, Irlanda, Letonia, Malta, Norvegjia, Portugalia, Serbia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Finlanda, Izraeli, Moldavia, Holanda, Suedia, Zvicra, Gjermania, Franca, Italia
Në natën e dytë më 11 maj do të performojnë: Armenia, Belgjika, Qipron, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Rumania, Shqipëria, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Ukrainë.
Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.
‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.
Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës.
/rtsh.al/