RTSH 24 Live

Kulturë

Eurovision 2023/ Zbulohet logoja dhe slogani i Festivalit që do të mbahet në Liverpool

31/01/2023

Eurovision 2023/ Zbulohet logoja dhe slogani i Festivalit që do të mbahet në Liverpool

Eurovizioni i këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin "United by Music" (Të Bashkuar nga Muzika), ndërsa imazhi tregon zemrat që rrahin së bashku, një slogan që pasqyron vetë origjinën e konkursit, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment transmetimi për të bashkuar Evropën.

Festivali i këtij viti do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022, për shkak të luftës.

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave. Një ceremoni zyrtare e dorëzimit, e organizuar nga Rylan Clark dhe AJ Odudu, do të transmetohet nga salla e St George's në Liverpool të martën. Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen në datat 9 dhe 11 maj, ku do të garojnë 31 vende, përpara finales së madhe më 13 maj. Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se janë financuesit kryesorë të Festivalit, ndërsa edhe Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Kujtojmë se Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar./ BBC

/rtsh.al/