RTSH 24 Live

Rajon

Europol godet grupin e dhunshëm kriminal në Ballkanin Perëndimor, 37 të arrestuar

26/05/2023

Europol godet grupin e dhunshëm kriminal në Ballkanin Perëndimor, 37 të arrestuar

37 anëtarë të një celule kriminale shumë të dhunshme në Ballkanin Perëndimorë janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol. E udhëhequr nga një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës, kjo celulë e fuqishme kriminale ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën.

Më 24 maj, një sërë bastisjesh u kryen njëkohësisht në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të kësaj bande.

Kreu i bandës një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina, ishte aktualisht duke vuajtur një dënim me burg 4-vjeçar në Itali, ndërsa hetuesit arritën të zbulonin sesi ai vazhdoi të drejtonte aktivitetet kriminale të bandës së tij nga qelia e burgut. Prej aty, ai besohet se ka dhënë rregullisht urdhra dhe udhëzime për çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 148 mijë euro cash, 18 armë zjarri, mbi 15 kilogramë kokainë, 11kilogramë heroinë, 7 kilogramë marihuanë.

/rtsh.al/