RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024, nis mbarë emisioni "Europiani 3D" në RTSH

15/06/2024

Euro 2024, nis mbarë emisioni "Europiani 3D" në RTSH

Në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur të premten emisioni “Europiani 3D”, i cili i kushtohet tërësisht ngjarjes më të madhe të botës së futbollit për këtë vit, Kampionati "Euro 2024" i cili nisi në Gjermani.

Nën moderimin e tre figurave mjaft të njohura të ekranit si Valbona Selimllari, Alban Dudushi dhe Ardit Roshi, “Europiani 3D” përcolli mbrëmjen e 14 qershorit kënaqësi për teleshikuesit. 

Gazetarët në Shqipëri dhe Gjermani sollën për publikun  emocionet më të fundit nga fanzonat e qyteteve. 

Drejtpërsëdrejti nga Gjermania RTSH përçoi edhe emocionet  e takimit inaugural të "Euro 2024", atë midis Gjermanisë dhe Skocisë, që u fitua thellësisht 5-1 nga gjermanët. 

Gazetarja  Fabiola Elezaj , solli për publikun momente të spikatura nga ndeshja ndërsa ekspertët e ftuar komentuan profesionalisht momente nga takimi.

Në fokusin e “Europiani 3D” ishte edhe takmi  i së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë që do të mbahet në Dortmund.

Emision “Europiani 3D” në RTSH do t''ju shoqërojë çdo mbrëmje në orën 23:00 deri më 14 korrik .

/RTSH/