RTSH 24 Live

Sociale

Ëmbëlsira tradicionale e zonës së Lunxhërisë, simbolizon bereqet dhe mbarësi

31/12/2023

Ëmbëlsira tradicionale e zonës së Lunxhërisë, simbolizon bereqet dhe mbarësi

Tryeza gjirokastrite eshte e pasur me gatime të shijshme dhe të veçanta. Një ndër to është Dhiple, ëmbëlsirë që përgatitët zakonisht për festat e fund vitit.

Mimoza Duka ka mbi 35 vite që e përgatitë këtë ëmbëlsirë karakteristike të zonës së Lunxhërisë, e që tashmë ka njohur shtrirje përtej kësaj zone. Amvisa Lunxheriote na tregon mënyrën tradicionale të përgatitjes së kësaj ëmbëlsire.

Kjo ëmbëlsirë shpërndahet edhe tek të afërmit dhe  miqtë  dhe  simbolizon mbarësi. Mimoza tregon se artin e gatimit siç ia ka mësuar e ëma  po e përcjell  tek vajza e saj.

 Kur bëhet fjalë për kalori të tepërta , amvisa tregon sekretin se përse kjo ëmbëlsirë është dietike. Pas procesit të hapjeve të petëve , mbushjes së tyre, shtrimit në tepsi, pjekjes vjen moment final.

Tradita e zonës së Lunxhërisë ndër shekuj ka ruajtur dhe përcjellë me fanatizëm gatime jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme.  Për çdo festë a sebep gatimi është I veçantë . Kur bëhet fjalë për ndërrimin e viteve krahas mishit  vjen bakllavaja , lakrori,  dhiple etj.

/RTSH/