RTSH 24 Live

Sociale

Pijet energjike rrezik për shëndetin, specialistët: Shkaktojnë probleme kardiovaskulare

09/02/2025

Pijet energjike rrezik për shëndetin, specialistët: Shkaktojnë probleme kardiovaskulare

Specialistët e Shëndetit në Elbasan ngrënë alarmin, pasi përdorimi i pijeve energjike nga të rinjtë, por edhe fëmijët po ndikon në shëndetin e tyre duke shfaqur edhe problematika kardiovaskulare.

“Vetë përmbajtja e pijeve energjike çon rritjen e ritmit të zemrës, në atë që quhet takikardi dhe që është shqetësuese”, shprehet mjeku.  

Mësues dhe prindër shprehen të shqetësuar pasi edhe sipas tyre numri fëmijëve që konsumojnë këto pije është shtuar duke ndikuar në pasoja  shëndetësore dhe akademike të fëmijëve.

"Ne shohim efektet dhe pasojat që ato shkaktojnë tek fëmijët sepse e dimë që përmbajtja e tyre ndikon drejtpërsëdrejti tek përqendrimin e tyre, përgjumjen apo dhe rezultatet akademike të tyre”, u shpreh Anila Çota, Drejtore e Shkollës “Qamil Guranjaku”

Gjithnjë e më shumë kërkohet bashkëpunimi me prindërit të cilët duket se nuk po bëjnë mjaftueshëm përballë sfidës së prindërimit.

/rtsh.al/