RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndalimi i Veliajt, Anuela Ristani komandohet në krye të Bashkisë së Tiranës

3 orë para

Ndalimi i Veliajt, Anuela Ristani komandohet në krye të Bashkisë së Tiranës
Anuela Ristani

Anuela Ristani komandohet në krye të bashkisë së Tiranës.

Vendimi u mor të martën në mbrëmje pas një mbledhjeje që kryeministri Edi Rama zhvilloi me drejtuesit e bashkisë së Tiranës.

Ishte vetë kryebashkiaku Erion Veliaj që ia delegoi detyrën znj. Ristani, siç e parashikon ligji, pasi një ditë më parë ai u ndalua me urdhër të SPAK-ut. Firma e kryebashkiakut Veliaj i kaloi kryetares së re në prani të kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kryeministri Rama ishte edhe gjatë paradites në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, ku u takua me 5 nënkryetarët dhe me Sekretarin e Përgjithshëm.

/rtsh.al/