Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpashershme.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, kryesisht në veri të vendit nga orët e mesditës, si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore në veri e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15m/se e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -7 deri 3°C;
Në zonat e ulëta -2 deri 16°C;
Dhe në bregdet 2 deri 15°C.
/RTSH/