RTSH 24 Live

Aktualitet

Elbasan, aksident me një viktimë, automjeti largohet nga vendi i ngjarjes

23/01/2023

Elbasan, aksident me një viktimë, automjeti largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në mbrëmje në Elbasan. Sipas policisë, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.”- thuhet në deklaratën e policisë.

/rtsh.al/