RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita kushtuar grave - Nderohen për kontributin e tyre në fushën e arkeologjisë e kulturës

28/05/2024

Ekspozita kushtuar grave - Nderohen për kontributin e tyre në fushën e arkeologjisë e kulturës

Afërdita Onuzi dhe Tatjana Caca kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e etnografisë dhe restaurimit teksa sot në pension ato nderohen mes emrave të shumtë për kontributin e tyre të spikatur , pjesë e monumenteve, arkeologjisë dhe kulturës popullore. Mes emocioneve ato tregojnë edhe sakrificat dhe vështirësitë e profesionit.

Ka pasur raste që unë personalisht dhe 8-9 orë për ti nga Lekbibaj për të shkuar deri ne Salce dhe nga salca deri në breg lumë. Na duhej të udhëtimin vetëm, na duhej të udhëtonim me koleg dhe mendojë opinion”, tha Aferdita Onuzi.

Disa prej grave të cilat kanë dhënë kontributin e tyre sot nuk jetojnë më, por ato përbëjnë frymëzim në brezat e ardhshëm me kontributin e tyre.

Kam qenë pjesë e muzeut kombëtar të artit mesjetar si reastauratore dhe jam krenare që kam bërë një punë restauruese mbi objektet e artit mesjetar ku me përpjekje të jashtëzakonshme u siguruan mjetet restauruese”, tha Tatjana Caca.

Ekspozita dedikuar grave dhe kontributit të tyre në fusha të ndryshme u organizua nga Ministria e Kulturës.

/RTSH/