RTSH 24 Live

Ekonomi

Ekspertja Hoxha: Shtresat vulnerabël nuk marrin atë që duhet me buxhetin e 2025

18/11/2024

Ekspertja Hoxha: Shtresat vulnerabël nuk marrin atë që duhet me buxhetin e 2025

Ekspertja Eriola Hoxha ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se shtresat vulnerabël nuk marrin atë që duhet me buxhetin e 2025.

Hoxha vuri në dukje se ku qëndron zhvillimi ekonomik i një vendi nëse shtresa e mesme, e ulët, ato vunerabël, pensionistët, nënat “kryefamiljare, fëmijët jetimë nuk marrin sa duhet kompensimet në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e jetesës”

Vlera më e madhe e buxhetit vazhdon të jetë në infrastrukturë dhe në investime publike. Jo vetëm i drejtë por do doja që të ishte më i lartë sepse nuk mund të vazhdojmë për 4 apo 5 vite me të njëjtën përqindje. Po ku qëndron zhvillimi ekonomik i një vendi nëse shtresa e mesme, e ulët, ato vunerabël, pensionistët, nënat kryefamiljare, fëmijët jetimë nuk marrin sa duhet kompensimet në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e jetesës”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/