RTSH 24 Live

Euro 2024

Ekskluzivisht në “Europiani 3D”, Duka: Me Silvinjon në Botëror, Italia “pengu” im i madh

28/06/2024

Ekskluzivisht në “Europiani 3D”, Duka: Me Silvinjon në Botëror, Italia “pengu” im i madh

I ftuar në emisonin “Europiani 3D” në Radio Televizionin Shqiptar, Armand Duka, preku disa tema mjaft interesante.

Mes tyre ishte kontrata e Silvinjos dhe forma fizike e Armando Brojës në Euro 2024. Për numrin një të Federatës Shqiptare të Futbollit, Kombëtarja kuqezi ka shanse reale të kualifikohet në Botërorin 2026.

Në ditët e fundit mediet e ndryshme kanë spekuluar shumë sa i përket së ardhmes të komisarit teknik të Shqipërisë. Mbi këtë çështje kreu i FSHF-së u përgjigj duke shpjeguar të gjithë situatën.

Nuk mendoj se Silvinjo do të shkojë në Portugali. Ne ende nuk i kemi ofruar një kontratë të re, por mund t’iu them se jemi në përpilim e sipër të kontrate,” pranoi Duka, i cili la të kuptohej se me kushtet e përmirësuara trajneri brazilian kishte tendencë që të pranonte.

Një tjetër argument i trajtuar gjatë intervistës ekskluzive të dhënë në “Europiani 3D” në RTSH, Armand Duka bëri bilancin e Shqipërisë në “Euro 2024” ku kishte edhe një vërejtje për Silvinjon.

Mendoj se kemi bërë dy ndeshje e gjysmë të mira. Nëse do të kishim një grup më të lehtë mund të kishin rezultat më të mirë. Prap nuk më vjen keq me atë që kemi bërë. Ne nuk duhet të harrojmë nga e kemi nisur dhe duhet të jemi krenarë që kjo skuadër ishte pjesë e Europianit. Me Spanjën dhe me Kroacinë ishim shumë mirë ndërsa me Italinë kemi luajtur vetëm 45’ si duhet. Mendoj se në këtë ndeshje po të kishim luajtur të 90’ mund të kishim marrë një pikë,” pohoi Duka.

Në fund të fjalës së tij Duka tha se ishte krenar për Shqipërinë në Euro 2024 për një motiv të thjeshtë: “Kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit dhe kjo është diçka pozitive. Nuk duhet që të harrojmë nga e kemi nisur. Shqipëria është një realitet i ri dhe duhet bërë durim. Në të tilla kompeticione duhet shumë eksperienca.

Gjatë ndërhyrjes që bëri në “Europiani D3” në RTSH, Armand Duka pranoi që kishte një çështje “Broja”, ku u mundua që të nënvizonte një fakt mjaft të rëndësishëm: “Broja është lojtari më i talentuar që kemi. Për fatin tonë të keq lojtari vjen pas një dëmtimi, i cili pengoi që të rikuperonte formën e vet më të mirë. Sigurisht që me Brojën në formën e vet maksimale ne do të kishim tjetër peshë në fushë.

Në fund numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit ka treguar se Shqipëria ka shanse reale për t'u kualifikuar në Botërorin e 2026.

/rtsh.al/