RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024-Anglia kualifikohet në çerekfinale me përmbysje, vuan ndaj Sllovakisë por kalon më tej

30/06/2024

Euro 2024-Anglia kualifikohet në çerekfinale me përmbysje, vuan ndaj Sllovakisë por kalon më tej

Skuadra angleze e “Tre Luanëve” arriti të kualifikohet me vuajtje për në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Skuadra angleze kaloi për më tej pasi përmbysi disavantazhin ndaj Sllovakisë, teksa kjo e fundit kaloi në epërsi që në minutën e 25 të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë “Tre Luanët” u hodhën në sulm duke kërkuar golin dhe arrijnë ta gjejnë atë me anë të Foden në minutën e 50 por VAR e anulon për pozicion jashtë loje.

Në minutat shtesë pas kohës së rregullt Jude Bellingham barazoi shifrat. Ndërsa në fillimin e kohës shtesë Harry Kane shënon me kokë duke përmbysur rezultatin për ta mbajtur në këto shifra deri në përfundim të 120 minutave.

Në këtë mënyrë, Anglia do të përballet në çerekfinale me Zvcirën e cila eliminoi Italinë në një fitore të pastër 2 me 0.

/rtsh.al/