RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024/ Gjermani - Danimarkë 2-0, "panzerat" triumfojnë në sfidën dramatike

29/06/2024

Euro 2024/ Gjermani - Danimarkë 2-0, "panzerat" triumfojnë në sfidën dramatike

Gjermani 0–2 Danimarkë

Gjermania kalon në fazën tjetër, pasi mundi në një sfidë dramatike Danimarkën në rezultatin 2-0. Golat për gjermanët u shënuan në pjesën e dytë nga Haverc me penallti në minutën 53, si dhe Musiala në minutën 68. Ekipi gjerman pret tani ekipin që do të dalë nga dueli Spanjë- Gjeorgji.  

Sfida 

Musiala shënon në minutën e 68. 

Zhbllokohet sfida, Haverc shënon me penallti duke kaluar në avantazh gjermanët në minutën e 53. Penalltia u dha me VAR për Gjermaninë, pas prekjes së topit me dorë nga Andersen brenda zonës.

Euro 2024 është përballur me një situatë të pazakontë. Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës për 1/8 e Euro 2024 në stadiumin e Dortmundit, është ndërpre në minutën e 36-të, pasi një rrufe goditi mbi stadium. Pas kësaj ka nisur një shi i rrëmbyer. Stafi i gjyqtarëve me kryesorin anglezin, Michael Oliver i dërguan skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Në bazë të rregullores në raste të tilla, vendimi final për rinisjen u mor pas disa minutash konsultimi. Tifozët nuk hezituan të qëndrojnë në shkallët e stadiumit, duke i rezistuar motit. 

Minutë pas minute

90'+5 – Sfidë personale mes Kai Havertz dhe Schmeichel. Portieri danez i mohon sulmuesit gjerman gëzimin për të shënuar një dopietë.

90'+2 – Wirtz ka arritur të mposhtë Schmeichel. Por goli anulohet menjëherë për pozicion jashtë loje: konfirmon VAR.

68’ – Gjermania ka dyfishuar shifrat. Është Musiala që pas një aksioni të shpejtë ka arritur të mposhtë portierin Schmeichel

66’ – Mundësi për Danimarkën. Højlund kundër Neuer sërish. Sulmuesi i United në zonën e penalltisë gjuan me të majtën duke  gjetur përsëri gati portierin e Bayern.

59’ - Gjermania, shumë pranë dyfishimit me Kai Havertz. Sulmuesi i Arsenalit çlirohet në fushë të hapur, ballë për ballë me Schmeichel, por topi shkon jashtë.

53’ - Havertz nuk gabon. E majtë e ulët e sulmuesit gjerman. Schmeichel e kupton, por nuk e arrin.

51’ – Vetëm pesë minuta pas anulimit të golit të Andersen nga VAR-i, Oliver akordon një penallti për gjermanët pas rishikimit në monitor: në mënyrë sensacionale, është pikërisht prekja e dorës së Andersen (në një krosim të Raum) që sjell penalltinë.

48’ – Danimarka kalon në avantazh me anë të Andersen. Gjithçka ndalet: VAR e anulon për një pozicion jashtë loje në zhvillimin e aksionit.

46’ – Nis pjesa e dytë

Pjesa e parë

37' - Schmeichel sensacional përballë Havertz – Mundësi e artë për sulmuesin gjerman, por Schmeichel është i jashtëzakonshëm dhe shpëton skuadrën e tij.

36’ - Rinis ndeshja. Oliver ia jep topin Gjermanisë dhe gjithçka nis përsëri.

36’ – Ndërpritet ndeshja në BVB Stadion Dortmund, një rrufe ka bërë që gjyqtari Oliver të ndalë gjithçka. Kushtet atmosferike janë rënduar dhe dy skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

23’ - Kur jemi në çerekun e parë të ndeshjes, rezultati i deritanishëm i ndeshjes është 6 konkluzione (4 prej të cilave në objektiv) me 1, në favor të Gjermanisë; ndërsa posedimi i topit është rreth 60% në favor të të besuarve të Nagelsmann.

20’ - Vjen edhe gjuajtja e parë e Danimarkës. Eriksen kontrollon topin nga jashtë dhe gjuan drejt portës. Duhet një Rüdiger i vëmendshëm për të devijuar goditjen në një këndore dhe për të shmangur kështu kërcënimin danez.

8’ - Kimmich provon nga distanca, duke gjetur gati Schemichelin, i cili e dërgon topin në goditje këndi.

4’ – Gjermania kalon menjëherë në avantazh me një goditje me kokë të mbrojtësit të saj, Schlotterbeck, pas një goditje nga këndi nga e majta. Megjithatë, gjyqtari i sfidës, Oliver, vlerëson të parregullt një bllokim nga Kimmich në qendër të zonës, gjë që sjell anulimin e golit.

/rtsh.al/