RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024, Gjeorgjia do të luajë gjithçka ndaj Spanjës, njihuni me formacionet e dy skuadrave

30/06/2024

Euro 2024, Gjeorgjia do të luajë gjithçka ndaj Spanjës, njihuni me formacionet e dy skuadrave

Mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë Spanja dhe Gjeorgjia të cilat do të kërkojnë një biletë për në çerekfinale. Spanja vjen më superiore në këtë ndeshje përballë një Gjeorgjie surprizuese ndaj Portugalisë.

Skuadra e De la Fuentes mori pikët maksimale në grupin B duke fituar ndaj Kroacisë, Italisë dhe ndaj kombëtares sonë me rezultat minimal 1 me 0.

Ndryshe nga sa luajti me Shqipërinë, kombëtarja spanjolle vjen në këtë sfidë me formacionin e saj më të mrië.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia do të kërkojë të befasojë Spanjën ashtu siç bëri me Portugalinë duke arritur kualifikimin historik për të ardhur sonte përballë iberikëve.

Në këtë mënyrë, Gjeorgjia do të tentojë gjithçka pasi nuk ka asgjë për të humbur dhe do të luajë për të shkuar në çerekfinale.

/rtsh.al/