RTSH 24 Live

Euro 2024

Euro 2024-Sllovakia befason Anglinë, “Tre Luanët” arrijnë përmbysjen në shtesë

30/06/2024

Euro 2024-Sllovakia befason Anglinë, “Tre Luanët” arrijnë përmbysjen në shtesë

Skuadra angleze e “Tre Luanëve” është befasuar nga skuadra sllovake teksa këta të fundit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 25 të pjesës së parë. Sllovakët shënuan golin e avantazhit me anë të I. Schran pas një asisti të Strelec duke tronditur anglezët (Shiko golin)

Në pjesën e dytë “Tre Luanët” u hodhën në sulm duke kërkuar golin dhe arrijnë ta gjejnë atë me anë të Foden në minutën e 50 por VAR e anulon për pozicion jashtë loje. (Shiko golin e anuluar të anglezëve)

Të dyja skuadrat kërkojnë një biletë për në çerekfinalet e Euro 2024 teksa ndeshja ka shkuar në shtesë pas golit në sekondat e fundit të ndeshjes së Jude Bellingham. Ndërsa në fillimin e kohës shtesë Harry Kane shënon me kokë duke përmbysur shifrat. 

Ndërkaq trajneri i anglezëve, Southgate i gjendur nën breshërinë e kritikave ka bërë ndryshime në mesfushë, duke ulur Gallager në stol, për t’i bërë vend Mianos në rreshtimin e “Tre Luanëve”. Nga ana tjetër, trajneri Kalcona i ka besuar të njëjtës skuadër që i siguroi kualifikimin nga faza në grupe e Europianit.

Anglia - Sllovakia, formacionet

Anglia dhe Sllovakia ndeshen në 1/16 e finales së Euro 2024

/rtsh.al/