RTSH 24 Live

Televizion

E akuzoi për ngacmim seksual, Blero: Fal por nuk e harroj!

17/03/2024

E akuzoi për ngacmim seksual, Blero: Fal por nuk e harroj!

Një nga ngjarjet më të përfolura në estradë ishte akuza e Lindita Halimit se Blero kishte tentuar ta ngacmonte atë, duke e ftuar në një dhome hoteli.

I ftuar në programin e Ermal Peçit 'E diela jonë', këngëtari tregoi të vërtetën e tij dhe faktin se sa e vuante në izolim se si familjarët do kishin jetuar deklaratën e Halimit.

'Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Secili ka edukatën e vet deri ku do me shku , unë s'do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë siç bëri Lindita.

Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur. Ajo e ka bërë për vemendje por kjo është një vemendje e keqe. Jam njeri që fal por nuk harroj kurrë.'

 

/rtsh.al/