RTSH 24 Live

Aktualitet

Dyrmishi: Grupet kriminale shqiptare, e kanë nisur me trafikun e drogës në lindje

16/11/2023

Dyrmishi: Grupet kriminale shqiptare, e kanë nisur me trafikun e drogës në lindje

Eksperti i Sigurisë, Arjan Dyrmishi në emisionin ‘3D’ në RTSH tha se krimi i organizur nuk mund të matet me personat e arrestuar pasi sikurse korrupsioni edhe ky fenomen është shumë i vështirë për tu matur pa patur një vlerësim të përgjithshëm.

Eksperti shprehet se shumica e grupeve kriminale shqiptare e kanë bërë karrierën dhe kanë ecur drejt tregjeve të kokainës duke qenë pjesë e lindjes. 

 “Krimi i organizuar ëhstë pjesë aktori i një tregu të paligjshëm. Duke qenë si konsiderohet treg ekonomik nuk mund të flasësh për rezultate vetëm duke llogaritur personat e arrestuar. Ashtu sikurse është e vështirë të masësh korrupsionin. Pra e vështirë pa pasur një vlerësim të përgjithshëm, apo pa filluar tentativat për të zbuluar kush është vlera e këtij tregu i cili duket se është orientuar drejt mallit drejt kokainës. Shumica e grupeve kriminale shqiptare e kanë bërë karrierën dhe kanë ecur drejt tregjeve të kokainës duke qenë pjesë e lindjes“, u shpreh eksperti. 

/rtsh.al/