RTSH 24 Live

Aktualitet

Dy kabinete modernizojnë mësimin në shkollën e mesme "Bido Sejko" në Konispol

5 orë para

Dy kabinete modernizojnë mësimin në shkollën e mesme "Bido Sejko" në Konispol

Në shkollën e mesme të bashkuar "Bido Sejko" të Konispolit, nxënësit kanë nisur të marrin impaktin e dy kabineteve të reja, të nivelit më të përparuar në mësimdhënie.

Tashmë mësimi për lëndën e biokimisë dhe atë të gjuhëve të huaja kryhet në këto kabinete.

"Janë fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit," thotë Bukuri Braho, drejtoresha e kësaj shkolle.

Kamera e RTSH Gjirokastra ndoqi një orë mësimi në kabinetin e biokimisë.

Nxënësit përdorin me kompetencë aparaturat e ndryshme, pjesë e inventarit të këtij laboratori, dhe përfshihen në vëzhgimin dhe hulumtimin mësimor.

Ata thanë se tani hyjnë me dëshirë në këtë lëndë dhe se gjithçka, nga shpjegimi i mësimit deri tek konkretizimi për temat mësimore, ndihmojnë që t’i përvetësojnë ato me lehtësi.

"Ky kabinet na mundëson që të gjitha orët e praktikës në biologji dhe në lëndën e kimisë t'i praktikojmë, ndryshe nga ato orët kur i praktikonim vetëm teorikisht, përmendsh. Këtu mund t'i shikojmë dhe t'i mbajmë mend ndryshimet e substancave krimike," thotë një nxënëse.

Në kabinetin e gjuhëve të huaja jepet gjuha angleze e programuar, si dhe kurse të gjuhës turke falas nga Fondacioni "Alsar".

Përvetësimi i gjuhëve të huaja lehtësohet dukshëm nga sistemi audio dhe tabela digjitale interaktive. Mësuesja Haley Hunt është një prej tri mësuesve të anglishtes në këtë shkollë. E veçanta e saj është se shërben prej dy vitesh këtu si vullnetare e Korpusit të Paqes.

Këto dy kabinete, të cilat e kanë bërë mësimin më tërheqës për nxënësit e shkollës "Bido Sejko" në Konispol, janë mbështetja më e fundit e ardhur nga agjencia turke "TIKA" dhe Fondacioni "Alsar", që i ndihmon prej 10 vjetësh.

/rtsh.al/