RTSH 24 Live

Ekonomi

Durrësi, mundësi për investimet sllovene në ekonomi dhe turizëm

24/05/2024

Durrësi, mundësi për investimet sllovene në ekonomi dhe turizëm

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi të premten një takim me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në selinë e konsullatës së këtij vendi në Durrës.

Zonja Sako e njohu presidenten Nataša Pirc Musar me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi. Ajo u ndal sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit,  duke kujtuar se Durrësi është porti më i madh në Shqipëri dhe destinacioni më i madh turistik i vendit.

Në takim u vu theksi edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të atij turistik e kulturor midis Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Gjithashtu u bisedua për mundësinë e binjakëzimit midis qytetit slloven Kranj dhe Durrësit. 


/ rtsh.al /