RTSH 24 Live

Aktualitet

Durrës/ Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

08/02/2023

Durrës/ Makina përplas për vdekje 35-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të mërkurë në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, një 35 vjeçare, ende e paidentifikuar është aksidentuar nga makina me drejtues K. G., 24 vjeç, ku si pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/rtsh.al/