Viktor Zhusti flet me shumë kënaqësi për personazhin e tij tek "Testamenti".
"Më ka lodhur shumë" thotë aktori që sapo ka kaluar të 80-tat, por që luan me një energji për t'u admiruar.
Zhusti thotë se qëndron në skenë 1 orë e një çerek. "Kam shumë teks, kam kalime nga një gjendje shumë normale të qetë në një gjendje që është euforike" spjegon ai. "Këto gjëra duhen bërë të besueshme" thotë aktori.
Me humor Viktor Zhusti kujton se e luan personazhin edhe kur është në gjumë. "Shpresojmë, thotë ai që, artëdashësi ta presin mirë".
/ rtsh.al /