RTSH 24 Live

Paris 2024

Dudaev rifutet në garë, Shqipëria shpreson për një medalje olimpike në mundje

10/08/2024

Dudaev rifutet në garë, Shqipëria shpreson për një medalje olimpike në mundje

Mundësi iranian Rahman Amouzadkhalili, që mposhti mundësin shqiptar Islam Dudaev, është kualifikuar për në finalen e stilit të lirë për peshën deri në 65 kg.

Ky sukses i iranianit është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, pasi Dudaev futet sërish në garë dhe nesër do të ketë mundësinë që të garojë për medaljen e bronztë.

E në ripeshkim, Dudaev do të ketë përballë amerikanin Reteford. E më pas do të ketë dhe dy ndeshje të tjera për të shkuar në zonën e medaljes së bronztë.

Në dy raundet e para, Dudaev fitoi me superioritet pikësh ndaj mundësit nga Samoa, Akazavai, dhe u mund me superioritet pikësh në raundin çerekfinal nga iraniani Amouzad.

Gjithsesi tanimë vajtja në ripeshkim, ndërsa me petkun e Kampionit të Europës në peshën deri në 65 kilogram, është një shans më shumë për medalje për Islam Dudaev. Gjithnjë tek e bronzta.

/rtsh.al/