RTSH 24 Live

Sociale

DPSHTRR: Nga 1661 të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 216 rimarrin patentën

06/12/2024

DPSHTRR: Nga 1661 të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 216 rimarrin patentën

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se që nga qershori i vitit 2022 e deri tani, nga 1661 qytetarë të riregjistruar në autoshkolla, vetëm 216 ose 13 % prej tyre kanë rimarrë lejen e drejtimit.

Ligji në fuqi parashikon që të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë.

Në seancën e fundit të zhvilluar, nga 35 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues. 


/ rtsh.al /