RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, liderët botërorë mesazhe urimi për fitoren

4 orë para

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, liderët botërorë mesazhe urimi për fitoren

Donald Trump, kandidati i Partisë Republikane është pranë rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka arritur të fitojë zgjedhjet përballë Zv.presidentes Kamala Harris dhe në shtetet e lëkundura.

Shumë liderë botërorë kanë shprehur urimet e para për këtë fitore e cila pritet zyrtarizmi së shpejti.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar uron Trump për fitoren: Pres me padurim të punojë sëbashku

Keir Starmer i është bashkuar liderëve botëror që kanë uruar Donald Trump për fitoren si President i SHBA

Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim. Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes. Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”, tha Starmer.

Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Von der Leyen: Të punojmë për një axhendë të fortë transatlantike

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Duke vlerësuar aleancën mes SHBA-së dhe BE-së, Von der Leyen ka shprehur gatishmërinë për një partneritet edhe më të fortë me presidentin e 47-të të SHBA-së.

“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen në platformën X.

Netanyahu përgëzon Trumpin për 'kthimin më të madh në histori'

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është nga të parët lidër  botëror që kanë uruar Presidentin Trump për këtë fitore.

"Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!" shkruan kryeministri izraelit në një deklaratë të përbashkët me bashkëshorten e tij Sara Netanyahu".

Macron uron Trump për fitoren: Urime President, gati për të punuar së bashku.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes medias sociale X, Macron përshëndeti Presidentin Trump, duke pranuar fitoren e tij në betejën elektorale të ndjekur nga afër.

Macron iu drejtua drejtpërdrejt Presidentit Trump, duke përdorur platformën për të shprehur urimet e tij.

Urime President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku. Me besimin tuaj, me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Macron

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shkruan se Italia dhe SHBA janë “vende motra”, të lidhura me një aleancë të fortë.

Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë vende motra, të lidhura me një aleancë të fortë, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike. Kjo është një marrëdhënie strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”, shkruan kryeministrja italiane në platformën 'X'.

Trump shpalli fitoren, Mark Rutte: Udhëheqja e tij, kyçe për ta mbajtur NATO-n të fortë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar me një postim në platformën “X” teksa shkruan se udhëheqja e Trump do të jetë kyçe për ta mbajtur NATO-n të fortë.

Sapo urova Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqja e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën tonë të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.

Orban uron presidenTrump: Kthimin më i madh në historinë politike të SHBA-ve!

Kryeministri hungarez, aleat prej kohësh i Trump, Viktor Orbán e ka uruar për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Kthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Urime Presidentit @realDonaldTrump për fitoren e tij të madhe”, shkroi në rrjetet sociale, kryeministri hungarez, aleat prej kohësh i Trump, Viktor Orbán . "Një fitore shumë e nevojshme për Botën!"

Edhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka uruar Trump përmes në postimi në rrjetet sociale, ku bashkëngjitur ka postuar një foto mes tyre.

Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, ne përballemi me sfidat serioze përpara. Serbia është e përkushtuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”, shkruan Vuçiç.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka uruar po ashtu republikanin, ku shprehet se “Urime, zoti President Donald Trump! Ti e bëre të ndodhë!”.

Kryeministri çek Petr Fiala  ka uruar Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

“Urime Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Qëllimi ynë i përbashkët është të sigurojmë që marrëdhëniet midis vendeve tona të mbeten në nivelin më të lartë, pavarësisht ndryshimeve në administratë, dhe që ne të vazhdojmë t'i zhvillojmë ato për të mirën e qytetarëve tanë, ".

Zelensky uron Trump për fitoren: Vlerësoj angazhimin e tij për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale

Në një postim në X, Zelensku shkruan se e vlerëson angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale.

“Urime për @realDonaldTrump në fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje!

Më kujtohet takimi ynë i mrekullueshëm me Presidentin Trump në shtator, kur diskutuam në detaje partneritetin strategjik Ukrainë-SHBA, planin e Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës.

Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që praktikisht mund të afrojë paqen në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku.

Ne presim me padurim një epokë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të forta nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme dypalëshe për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara.

Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim politik dhe ekonomik të dobishëm, nga i cili do të përfitojnë të dy vendet tona. Ukraina, si një nga fuqitë më të forta ushtarake të Evropës, është e përkushtuar për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë dhe komunitetin transatlantik me mbështetjen e aleatëve tanë.

Mezi pres të përgëzoj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutoj mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara”, shkruan Zelensky.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka shprehur urime të përzemërta, sikurse e quan ai, për mikun Donald Trump

Urimet më të përzemërta miku im Donald Trump për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Ndërsa ndërtoni mbi sukseset e mandatit tuaj të mëparshëm, mezi pres të rinovojmë bashkëpunimin tonë për të forcuar më tej Partneritetin Gjithëpërfshirës Global dhe Strategjik Indi-SHBA. Së bashku, le të punojmë për përmirësimin e popullit tonë dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global”,  tha kryeministri indian .

Ndërkohë, Kina tha se shpresonte për "bashkëjetesë paqësore" me SHBA-në me Trump si president.

"Ne do të vazhdojmë t'i afrohemi dhe të trajtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning gjatë një konference për media .

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjithashtu përgëzoi Trump për rizgjedhjen e tij pas "një beteje të madhe".

Në këtë periudhë të re që do të fillojë me zgjedhjet e popullit amerikan, shpresoj se marrëdhëniet Turqi-SHBA do të forcohen, se krizat dhe luftërat rajonale dhe globale, veçanërisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë, do të marrin fund. ; Unë besoj se do të bëhen më shumë përpjekje për një botë më të drejtë,”  shkroi ai .

Kryeministri irlandez Simon Harris bëri ​​gjithashtu një deklaratë të shkurtër urimi dhe e postoi në platformën ‘X’.

Unë e përgëzoj presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Irlanda dhe Shtetet e Bashkuara kanë lidhje të thella dhe historike të njerëzve dhe ne do të punojmë për t'i bërë ato edhe më të forta në vitet në vijim. Bota përballet me shumë sfida dhe ka nevojë për udhëheqje për t'i përballuar ato. Me angazhimin e përbashkët të SHBA-së dhe Irlandës ndaj demokracisë dhe ligjit ndërkombëtar, ne mund dhe do t'i trajtojmë këto sfida".

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka uruar Trumpin dhe ka thënë se “Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar me sukses për kohë të gjatë, për të promovuar lirinë në të dyja anët e Atlantikut”

"Unë e përgëzoj @realDonaldTrump për zgjedhjen e tij si President i SHBA," shkroi kancelari gjerman Olaf Scholz në X, duke shtuar se Uashingtoni dhe Berlini "kanë punuar së bashku me sukses duke promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut".

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu gjithashtu uroi Trump për X, duke shtuar: "Nën udhëheqjen tuaj të re ne shpresojmë për paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë! Mezi presim një bashkëpunim të frytshëm!" Fjalët e tij u bënë jehonë nga Presidenti Klaus Iohannis”.

Gjithashtu Trump ka marr urime dhe nga presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili

“Urime për zgjedhjen tuaj, zoti President DonaldTrump. Një [SHBA] e fortë – partneri ynë strategjik dhe miku ynë prej 33 vitesh – nevojitet tani më shumë se kurrë për të mbështetur integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë, për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë”, postoi në X.

Presidenti argjentinas Javier  Milei e uroi Trumpin duke thënë : “Tani, bëjeni Amerikën përsëri të madhe. Ju e dini se mund të mbështeteni te Argjentina për të kryer detyrën tuaj. Suksese dhe bekime.”

Kryeministrja letoneze Evika Siliņa përdori gjithashtu një postim në “X” për urimin e saj për fitoren e Trumpit se "Letonia shpenzon mbi 3% për mbrojtjen".

Urime për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA! Prioriteti i Letonisë është të vazhdojë forcimin e lidhjeve transatlantike. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së në botë. SHBA është partneri ynë strategjik dhe aleat i fortë i NATO-s. Letonia shpenzon mbi 3% për mbrojtjen.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson gjithashtu postoi urimet e tij në X.

Urime DonaldTrump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. SHBA është partneri dhe aleati më i rëndësishëm i Norvegjisë. Mezi pres të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona me administratën e re të Trump

 

 

 

 

/rtsh.al/