RTSH 24 Live

Sociale

Ditët e kulturës bullgare sjellin në Shqipëri shkrimtaren Zdravka Etimova

04/11/2024

Ditët e kulturës bullgare sjellin në Shqipëri shkrimtaren Zdravka Etimova

Zdravka Etimova, shkrimtarja bashkëkohore bullgare, fituese e shumë çmimeve të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, e përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës, përkthyese po ashtu e shumë veprave ta disa prej autorëve më të rëndësishëm vjen në Shqipëri në një takim me shkrimtarë dhe njerëz të artit në ditët e kulturës bullgare.

Shkrimtarja ka vlerësuar qytetarët shqiptar për modestinë dhe shpirtin luftarak, teksa shprehet se dy vendet I bashkon ndër të tjera edhe dashuria ndaj gjuhës.

“Gjithmonë kam punuar me njerëz që janë po kaq të veçantë sa ju, por edhe modest, zakonisht njerëzit që mburren janë ata të cilët nuk janë të plotësuar. Mendoj se ne si dy vende kemi shumë ngjashmëri me njëri tjetrin , na bashkon shpirti luftarak, dashuria ndaj gjuhës, gjuha shqipe është unike, është një ndër gjuhët më të vjetra dhe është detyrë e institucioneve që t ruajnë dhe mbrojnë”, u shpreh shkrimtarja.

Shkrimtarja dhe përkthyesja Milena Selimi premtoi për lexuesin shqiptar se shumë shpejt autoren bullgare do ta kemi të përkthyer edhe në Shqip, ndërsa vet shkrimtarja bullgare Zdravka Etimova vlerësoi autorët shqiptar duke u shprehur se po punohet që shumë prej tyre të përkthehen edhe në gjuhën bullgare.

Tashmë jemi në një proces të shumë librave që i përkasin autorëve shqiptar të cilët shumë shpejt do të përkthehen në gjuhën bullgare. Mendoj se është moment që ta ftojmë njëri tjetrin dhe të mësojmë po ashtu nga njëri tjetri’, tha Selimi.

Zdravka Etimova e quan veten një shkrimtare treni pasi shumica e historive të saj janë shkruar në tren, gjatë udhëtimit të saj midis Pernikut (qytetit ku banon) dhe Sofjes, (qytetit ku punon).

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/