RTSH 24 Live

Kulturë

Ditëlindja e At Gjergj Fishtës, ekspozita e hapur për 5-së ditë, mundësi për të njohur poetin kombëtar

3 orë para

Ditëlindja e At Gjergj Fishtës, ekspozita e hapur për 5-së ditë, mundësi për të njohur poetin kombëtar

Biblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi" hapi sot ekspozitën për nder të ditëlindjes së poetit Gjergj Fishta. Ekspozita do të përmbajë botime të veprave të tij që gjenden në arkivin e bibliotekës dhe në fondin shqip, duke përfshirë edhe botimet e veçuara të "Lahutës së Malësisë" e botuar për herë të parë në 1909.

Përgjegjësja e fondit albano-balkanologjik tregon mbi rëndësinë e veprave të at Gjergj Fishtës.

Kjo ekspozitë, që do të zgjasë pesë ditë, është e hapur për studentët dhe nxënësit e shkollave të ndryshme, duke u ofruar mundësinë për të njohur më thellë kontributin e Fishtës në letrat shqipe.

/RTSH/