RTSH 24 Live

Sociale

Pasioni për folklorin në Lezhë, të rinjtë interes për vallen dhe çiftelinë

21/10/2024

Pasioni për folklorin në Lezhë, të rinjtë interes për vallen dhe çiftelinë

Çiftelia dhe vallja popullore e trevës së veriut e shoqëruar me kostumografinë e pasur, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të rinjve të apasionuar pas folklorit. Interesi i të rinjve lezhjanë për folklorin po vjen gjithnjë në rritje dhe kjo është mjaft pozitive për ruajtjen e traditës së një kombi.

Deri tani kemi mësuar shumë valle të reja dhe kërcime të reja, kemi marrë pjesë në shumë koncerte”, tha valltarja Dea Preçi.

Kjo identifikon krahinën time dhe është një gjë që e kam trashëguar nga gjyshërit e mi”, u shpreh valltarja Sabina Temali.

Kam një vit që merrem me çiftelinë dhe sharkia është pasion i imi”, tregoi Alfons Deda, instrumentist ne çifteli.

Këta fëmije intrusmentistë dhe valltarë, kanë marrë pjesë në shumë event brenda dhe jashtë vendit duke prezantuar traditën folklorike qindrave vjeçare të trevës së veriut, ku janë vlerësuar edhe me çmime.

/RTSH/