RTSH 24 Live

Sociale

Zona me prodhimtari të lartë perimesh, fermeri në Kosmaç, i kënaqur me prodhimin dhe sigurimin e tregut

3 orë para

Zona me prodhimtari të lartë perimesh, fermeri në Kosmaç, i kënaqur me prodhimin dhe sigurimin e tregut

Hajdar Maldi me profesion agronom, Është 77 vjeç por nuk rresht së punuari në serat e mbjella me perime, që disponon në fshatin Kosmaç. Ka 12 dynym tokë, 3 nga të cilat me sera. Ai është i kënaqur me prodhimin dhe shitjen në tregun e shumicës të produkteve bujqësore.

Ka filluar të rregullohet edhe tregu. Vijnë furgonat nga Tirana, Lezha, Durrësi dhe duke diçka më e lehtësuar. Jemi të kënaqur”, tha Maldi.

Përdorimi i serave në zonën e Kosmaçit, ndihmon fermerët të rrisin rendimentin dhe të zgjerojnë sezonin e prodhimit, duke ofruar produkte të freskëta në treg gjatë gjithë vitit.

Nga viti 2006 deri në vitin 2012 në Kosmaç është investuar dhe janë ndërtuar rreth 800 dynym sera. Në kosmaç sot janë rreth 75 zetorë të vegjël që punojnë tokën dhe rreth 78 furgona transporti”, shtoi ai.

Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë. Tregu vendas është blerësi kryesor i prodhimeve.

Gazetar: M. Rakaj    

/rtsh.al/