RTSH 24 Live

Sociale

Turistët e huaj preferojnë Pogradecin, rezervime arrijnë deri në 2026

3 orë para

Turistët e huaj preferojnë Pogradecin, rezervime arrijnë deri në 2026

85% e turistëve këtë sezon turistik që kanë vizituar juglindjen kanë qenë turistë të huaj të ardhur nga Europa Perëndimore e jo vetëm. E gjithë kjo është bërë e mundur për herë të parë falë bashkëpunimit që operatorët turistike të Korçës dhe Pogradecit në veçanti, kanë patur me agjenci turistike të huaja.

Operatorët turistikë në Pogradec, bëjnë të ditur se kanë mbyllur rezervime edhe vitin 2026.

“Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm. Është mbyllur rezervimi për 2025 dhe jemi duke punuar për 2026”, u shpreh një nga operatorët turistik të qytetit.

Investimet e realizuara në Pogradec për kryetarin Ilir Xhakolli kanë bërë të mundur ardhjen e kaq shumë turistëve të huaj.

“Besoj se do kemi një turizëm edhe më të madh. Sivjet kemi që dy lagjet e vjetra historike të Pogradecit që Fondi Shqiptar i Zhvillimi i ka tenderuar dhe presim të shpallet fituesi dhe të ndërhyjë duke i dhënë një pamje krejt tjetër Pogradecit”, u shpreh kryebashkiaku Ilir Xhakolli.

Më shumë se 600 mijë turistë kanë vizituar këtë vit juglindjen e vendit. E gjithë kjo ka ardhur edhe për shkak të zgjatjes së ditë qëndrimeve në bujtinat e hotelet në qarkun e Korçës.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/