RTSH 24 Live

Kulturë

80-vjetori i çlirimit të Elbasanit, këngë partizane në sheshin e qytetit

3 orë para

80-vjetori i çlirimit të Elbasanit, këngë partizane në sheshin e qytetit

Në Elbasan është hapur sipari i aktiviteteve për 80 vjetorin e çlirimit të atdheut. Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës dhe Sporteve organizuan në shesh koncertin “Remix-Këngë Patriotike”, ku një pjesë e këngëve patriotike erdhën nën ritmet moderne.

Qytetarë të shumtë, mes tyre dhe turistë që vizitojnë qytetin e Elbasanit, u bënë pjesë e atmosferës së krijuar.

Në kuadër të festimeve për 80 vjetorin e çlirimit të qytetit, Bashkia Elbasanit pritet të sjellë gjatë muajt Nëntor një sërë aktivitetesh, ku qëllimi mbetet njohja e historisë së vendit nga brezi i ri.

/RTSH/