Në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohje ndaj autorëve shqiptarë të cilët me veprat e tyre kanë edukuar breza të tërë.
“Në kujtimet e çdonjërit prej nesh rri një libër, një personazh i dashur i fëmijërisë.
Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët tanë që, me punën e tyre, frymëzuan dashurinë për librin te fëmijët, krijuan personazhe të dashur per ta, si dhe i edukuan me vlerat e së mirës” shkruan presidenti Begaj në mesazhin e përcjellë në rrjetet sociale.
Ai ndau për të vegjlit dhe një poezi që nxit leximin.
/ rtsh.al /