Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.
Ministrja shprehet se janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013.
Për herë të parë në vitin 2018, u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.
Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.