RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira, vijon ngrica në zonat malore

8 orë para

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira, vijon ngrica në zonat malore

Për ditën e sotme (17 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike sikurse ajo e ditës së djeshme, ku moti do të jetë me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet pritet të arrijë deri 15m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon, do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore  -6 deri 6°C;                                                                                                                                                      

Në zonat e ulëta 3 deri 15°C;                                                                                                                                                           

Dhe në bregdet  5 deri 16°C.

/rtsh.al/