RTSH 24 Live

Film

Dimension i ri i “Lulëkuqet mbi mure”- Filmi ikonë është restauruar nga një studio ndërkombëtare

07/12/2023

Dimension i ri i “Lulëkuqet mbi mure”- Filmi ikonë është restauruar nga një studio ndërkombëtare

Pas 47 viteve, filmi ikonë i kinematografisë shqiptare “Lulëkuqet mbi mure”, u shfaq në një version 4K me një dimension të ri, në Kinema Milenium.

Shumë prej jetimëve të vegjël të filmit, tashmë burra, ishin në sallë për të parë filmin e restauruar nga një studio prestgjioze ndërkombëtare.

Dhimitër Angnosti, regjizorit të filmit emocionet ia “mbytën” edhe fjalët. 

Krenar Arifi, që interpretonte Sulon në film tregoi detaje nga realizimi i filmit si dhe vlerësoi cilësinë e tij pas restaurimit.

Drejtoresha e arkivit të filmit, Marinela Ndria falenderoi restauratorin e filmit profesorin italian Nikola Barbuti për rijetësimin e filmit.

Ndrio tha se "filmi i restauruar “Lulëkuqet mbi mure”, do të shfaqet në Francë më 2024  dhe do të shfaqet në 6 gjuhë të botës dhe në shumë vende të Europës”.

Gazetare: Teuta Shamku

/rtsh.al/